To content | To menu | To search

Culture

Dibra – krenari e mrekulli e vendit

Armond Duraku

DIBRA me rrënje të thella në historinë e lashtë që nga fisi ilir i penestëve, i shënuar në hartën e Ptolomeut të shek . III p . k , i përmendur nga Herodoti , në udhëkryq të rrugës Via Egnatia, dikur vlonte nga karvanët e tregtarëve të haneve e nga vringëllimat e shpatave për të mbrojtur me gjak vatanin . Këtu lindi Skënderbeu , ngriti taborët dhe goditi rresht otomanët në shtatëmbëdhjetë beteja të njëpasnjëshme: Torviollit , grykës se Radikës , Otonetës , Oranikut , Mireshit , Sfetigradit e tjerave . Në kështjellat rretheqark s’u mbrojt vetëm qyteti ,por tërë vendi e tërë Evropa . Edhe pas vdekjes së trimit legjendar , dibranët rrokën armët dhe u bashkuan me Nënte Malet dhe shporën Ali Pashën Demir Pashën ,Mendu Pashën ,Dergut Pashën e shumë të tjerë , që vazhdimisht sjellnin pushkën , topat dhe jeniçerët , por s’nënshtruan dot dibranët , u kthyen kah kishin ardhë duke u thëne:

"Kthehu pashë kah ke ardhë Këtu kan’ ardh nan pashallarë , E tan ’ kan’ kthy si magjarë "

Dibra Dibra është qytet kuvendesh në përkrahje të Lidhjes së Prizrenit , të alfabetit të Manastirit , të burrave iluministë ,të pendës e të dijes , të shkollave e të gjuhës shqipe, të Sait Najdenit ,që botoi abetaren e gjuhës sonë , hapi shkollën e parë në ketë krahinë ,të Josif Bagerit që hodhi themelet e arsimimit të masave të tjera popullore që dibranët ua ngritën statujat mu në shesh dhe në zemrat e tyre,por edhe të shumë personaliteteve të tjera si të Vehbi Dibrës ,Haki Stërmillit e të tjerëve . E kaluara të kujton ato banime të punuara e të zbukuruara me dru të gdhendur e të latuar tavanesh , dollapësh , raftesh , të atyre mjeshtërve më me zë edhe jashtë dibrës , siç ka qenë Hasan Dibrani dhe Myftar Burgu , i cili ngriti urën e Spiles ,siç përmend edhe kënga:,, Myftar Burgu , ujë, asllan, na hodhi urën shkam me shkam”, Ali Bali që ndërtoi portin e Selanikut në fund të shekullit të kaluar , të kujton ato rrugë me kalldrëm , ato çeshma si e Budulecit , Shavecit ,e Demçes ku vashat dibrane me dimitë , këmishën e bardhe si shkumë sapuni , jelekun e qëndisur me hoja e përparësen prej pambuku që me gjykim shkonin të mbushin ujë .Aty afrohej djali me tirqit , mitanin me mangë të gjatë dhe me xhamadanin veshur për t’i thëne nja dy fjalë se vetëm aty mund te gjente cucën dibrane për të derdhë dashurinë lumë. dibra_2.png Dibrani dyert gjithmonë i ka mbajtur hapur, ka pritur dhe ka përcjellur miq , dashamirë dhe ata që i ka zënë rruga, duke i ftuar me fjalën:,,Bujrëm!” dhe kurrë s’i kanë kthyer pas. I ka pritur me ngrohtësi, zemër dhe me “ bukë e kripë “. “Mysafëjrin nuk e frëje e ngranmja e mëjrë” , thonë shpesh dibranët, por fjala e mëjrë .Edhe mish të pjekur po ti nxjerrësh e çehre të vrenjtur , ai s’do, por vetëm buzëqeshje e një copë bukë me gjize atë e ngop dhe e kënaq. Ndaj dibrani ka nam për bujari dhe zemërgjerësi apo jo? Kur ecësh apo udhëtosh bregut të lumit Radikë apo Drin të kënaq muzika e gurgullimave të ujit , valët që shpërlajnë gurët e bardhë , ku ndonjë peshk koran e nxjerr kokën të të përshëndesë e përsëri ia merr notin duke lëvritur edhe nëpër vorbull, qe i shkojnë vërdallë tallëset , por s’e zënë dot . Hijet e shpeshta të drunjve të radhitura përreth të dehin me freskinë dhe bukurinë dibra_3.png Dibra të joshën edhe me peizazhet fascinuese , malet e mbushur me drunj pishe ,ahu , ndërsa në mes tyre cukat , livadhet ,por dhe me lartësitë që duan ta zëne qellin me dorë . Ndër to ballëndritur e krenar është Korabi , të cilin në dimër e mbulon bardhësia e dëborës , ndërsa verës gumëzhitja e shpendëve .Bilbilat , kanarinat , rresht lëshojnë këngën duke e shpërndarë degë më degë .Fyejt e barinjve të staneve përhapen anekënd , ndërsa egërsirat nëpër gurë hedhin valle .Qentë lehin dhe delet me kambana mbushin kullosat e mbushura deng me gjelbërim. dibra_4.png Liqeni të magjeps me kaltërsinë e syprinës të pafund që shtrihet nga një skaj ne tjetrin skaj të grykës , që ndan dy kodrinat dhe dy vendbanimet të dibrës , që diku poshtë tyre shtriheshin tokat e miellit e të perimeve , frutave , zarzavateve që mbushnin tregun e qytetit . Sot,ditët e verës, bregu mbushet me vasha dhe djem të qytetit por edhe dibranë e dibrane që jetojnë në amerikë , rreziten ne plazhet e improvizuara e freskohen nëpër pishinat e nën drunjtë krahëhapur që herë futen me ndonjë varkë gome , apo edhe për të bërë ndonjë garë noti .Pas kohës së plazhit bregut liqenit, këmbë zbathur duke shijuar florën e faunën gërshetohen moshat duke shëtitur e duke përshëndetur njeri tjetrin. Orët e vona po aty zgjohet shpirti rinor ,nën tingujt e muzikës “HIT” pa mos munguar edhe ” Hajredin Pasha ” glabëron atmosfera e jetës së natës , jo vetëm kaq aty derdhen edhe përqafimet, puthjet ,edhe dashuria e tyre . Untitled.png Posa hyn në ketë qytet të ndjell aroma e banjave termale ku të thërret uji i ngrohtë që është melhem për eshtrat , për shëndetin, t’i shmang dhembjet e trupit të jep fuqi dhe energji . Aty të presin edhe hotelet e ngritura ,në Banjisht dhe Kosovrast , menyja dhe gjellërat e vendit , jufkat tradicionale e specialitetit dibran , por edhe buzëqeshja e shërbyesve që të bën te ndihesh rehat .Pushimi dhe shërimi të bëjnë që serish të kthehesh vitin e ardhshëm. Dibra,dibra ndjen edhe dhembje dhe lëngon .Çdo ditë e gërryen migrena e mërgimit .Vargu i ikjes nuk ndalet. Ata i gjejmë të shpërndare anekënd ,andej thuhet se një Dibër tjetër e gjen në Amerikë , një në Itali, një në Botë .Por, rinia ia ka mërsyer universiteteve .Ajo është plot dituri ,mençuri dhe beson se një ditë qytetit të tyre t’ua ktheje buzëqeshjen , ngase e dimë se dashuria e tokës , e vendit është dashuria më e madhe ,siç thotë poeti hungarez Petefi: “Për dashurinë e jap jetën , për atdheun jap edhe dashurinë “.Ata janë të vendosur , këmbëngulës se do t’ia kthejnë famën e dikurshme dhe Dibrën do ta bëjnë sërish krenare si ne kohën e historisë , do ta bëjnë më të bukur , sepse dija shëron çdo plagë . Edhe pse e ka mbërthyer kriza , edhe pse plaga e kurbetit e djeg , përsëri sytë e të rinjve shohin vizionin optimist se me punë dhe dashuri ndaj atdheut dhe kombit do të ngrenë vatrat e përhershme të tyre .

Intervistë me poeten nga Tetova-Vjollcë Berisha !

Adrijana Velija

Mos u bëj poet nëse s’mund të lindësh Me secilën varg, të lindësh në secilën fjalë



Mos u bëj poet nëse s’mund të vdesësh Për secilin varg, të vdesësh për secilën fjalë



Kështu thoshte poeti ynë i madh Azem Shkreli. Por, c’do të thotë të qenit poete për Vjollcë Berishën. “Është një dhuratë që ia bën perëndia dikujt, një ngujim i përjetshëm në ndjeshmëri, por edhe një kënaqësi e patreguar që vjen me atë që quhet “casti i krijimit”. vjollca.jpg

Por, kush është Vjollcë Berisha? Eshtë lindur ne Prishtine, me 15 gusht 1983. Qyteti i saj I lindjes fatkeqesisht eshte nga qytetet qe kane me shume nostalgji dhe mall mbi vete. Te tilla qytete ka pak ne bote. Thot keshtu sepse per fatin e keq te tij dhe te atyre qe e duan ate, ka pasur shume shperngulje, shume deshira per kthim e shume mall. Per shkak te tragjedise me te madhe te histrorise se re te Europes qe quhet Kosove, Prishtina, qyteti isaj femijerise u be nje objekt malli e nostalgjie. Nje nga ata qe paten fatin e rende te largohen nga ai qytet ishte edhe ajo. Tani jeton ne Tetove dhe eshte e cuditshme se ketu ajo takon qindra njerez qe kane mall dhe nostalgji per qytetin e saj lindjes. Ata kane kryer studimet atje dhe vazhdojne ta kene dobesi ate vend. Ka shume vite qe jeton ne Tetove. Ketu mbaroi gjimnazin, studimet,pjesen e mbetur te shkollimit.Është shume e lidhur me kete qytet, te cilin e konsideron si trurin e shqiptareve te Maqedonise. Ka studiuar per gjuhe dhe letersi shqipe ne Universitetin Shteteror te Tetoves.Ne vitin 2007 u zgjodh asistente ne katedren ku i mbaroi studimet. Ne vitin 2010 magjistroi ne fushen e letersise, perkatesisht per poezine e Ismail Kadarese. Tani po i ndjek studimet e doktorates ne Universitetin e Tiranes. Ka dy pasione te medha: poezine dhe muziken.



C’do të thotë për ju të qenit poete (artiste)? Të qenit poete natyrisht nuk është një damgë, po s’është as yll në ballë për t’u lëvduar. Është një mënyrë për të realizuar veten, një aftësi për t’u vënë një emër ndjenjave më të thella, të cilat njerëzit e zakonshëm kanë vështirësi t’i shprehin. Është një dhuratë që ia bën perëndia dikujt, një ngujim i përjetshëm në ndjeshmëri, por edhe një kënaqësi e patreguar që vjen me atë që quhet “casti i krijimit”. E tërë kjo dhuratë, e tërë kjo ekstazë, sigurisht që kërkon një shpagim, një sakrificë. Shpërfillja është monedha me të cilën jo rrallë poeti e paguan dhuratën që cuditërisht i është dhënë atij. Poeti jo rrallë, e sidomos në shoqërinë tonë, është një albatros bodlerian në kuvertë, i ekspozuar ndaj talljeve, nëncmimit... Megjithatë, ai e di thellësisht se kënga (poezia) janë gjithcka që i duhet për të fituar qetësinë dhe për ta rrezatuar tërë atë dashuri të madhe që i vlon përbrenda. Ai e di, madje është i sigurt, se bota i përket atij, sepse, sic do të thoshte krijuesi e mendimtari i njohur i viteve ’30, Ismet Toto, bota nuk është e atyre që ngrohen, bota është e atyre që digjen.

Kur keni filluar ta zbuloni këtë pasion të fshehtë? Mua më duket se me këtë pasion kam jetuar gjithmonë, kam qenë rob i tij qëkur di për veten. Mbaj mend përpjekjet e mia për të rendur pas rimave e vargjeve qëkur kam qenë një shkollare e vogël. Ato rima naive e qesharake foljore më robëruan përjetë. Tani, pas kaq vitesh, kur i lidh gjërat e vogla, shoh se sa i vjetër dhe i fuqishëm ka qenë ky pasion në mua. Bie fjala, që në ditët e para të shkollës, ndërkohë që shoqet e mia mësonin mësimet e para, unë e kisha kaluar në tërësi, edhe atë dy-tri herë, librin e leximit. Deri në fund të vitit e mësoja përmendësh pothuajse cdo tregim e cdo vjershë të tij. Më vonë, në klasat më të larta, kur të gjitha librat e lëndëve të ndryshme të shkollës i merrja të përdoruara nga ndonjë nxënës i një gjenerate më të rritur, vetëm librin e gjuhës shqipe e doja të ri nga libraria dhe tregoja një kujdes të jashtëzakonshëm ndaj tij. Një nxitje tjeter natyrisht ishin lektyrat shkollore dhe ata libra të bukur që m’i bënin dhuratë prindërit e që kishin në vete histori nga më të bukurat, të cilat më pastaj unë i shkruaja e i rishkruaja në kokën timë për javë të tëra. Sa herë që i mendoj këto, gjëra shoh se sa herët, sa thellë dhe sa padiktueshëm është futur letërsia në jetën time të vockël

Ju jeni edhe ligjëruese në USHT dhe të qenit pedagog nuk është vetëm profesion, por edhe mision. E doni këtë punë që e bëni? Pajtohem plotësisht me konstatimin tuaj se të qenit pedagog është para së gjithash një mision. Një mësues (mendoj se ky emër u shkon të gjithë mësimdhënësve, pa marrë parasysh se ku japin mësim) është përgjegjës për atë që do të jetë nxënësi i tij nesër. Në sytë e cilitdo nxënës pedagogu duhet ta shohë ardhmërinë, ta shohë kombin e vet dhe të bëjë sa më shumë për të. Unë për vete jam e dashuruar në punën që bëj. Është profesioni më fisnik që kam mundur të zgjedh. I dua studentët e mi dhe bëj gjithcka që mundem për të ngjallur dashurinë e tyre për profsionin, për letërsinë, pasi jam e bindur se kjo dashuri është garancë se ata do të jenë më të mirët në fushën e tyre. Dua të binden se i janë përkushtuar një profesioni që i do tërësisht për vete dhe se ajo që duhet ta synojnë nuk duhet të jetë diploma e varur në mur, por krenaria e të qenit mjeshtër të punës së tyre.



Nëse ndonjëherë në jetë do të duhej të zgjidhnit midis të qenit ligjëruese dhe poete, ju për cilën do të përcaktoheshit? Është nga pyetjet më të vështira që më është bërë ndonjëherë. Nuk e kam menduar kurrë, por edhe tani që po e mendoj më duket si ato pyetjet e shpeshta që na bëheshin në fëmijëri: “Cilin do më shumë, mamin a babin?” Ne nuk kishim kurre pergjigje. E shumta skuqeshim, sepse s’kishim ndermend t’i matnim këto dashuri. Nuk di c’të them! Mbase s’mund të ekzistoja pa shkruar një varg në ndonjë cast kur të ndjeja si po më gufon shpirti!



C’do t’u thoshit për fund studentëve dhe lexuesve tuaj? Do t’u thosha se i dua shumë. Lexuesit, për të cilët kurrë s’do ta di në janë, në kanë lindur, sa janë në numër dhe c’ju komunikoj me vargjet e mia, i dua po aq sa studentët, pasi edhe atyre u lë pothuajse përditë dicka nga mendimet dhe ndjenjat e mia. Nëse do t’më kërkohej një porosi, do t’i kisha lutur që sa më shpesh ta bëjnë atë udhëtimin më të mrekullueshëm në botë: rrugëtimin drejt vetes për të parë se kush janë në të vërtetë dhe për të riparuar gjithcka që i pengon të jenë të përkryer.

A nowadays Student !

Haxhere Zenuni

I am a student. What a desirable name or nickname. I don’t know how to define it. How about you, how would you define it? Being a student is one of the best things that happen to a person of our age. Of course that there are many advantages and disadvantages, but altogether they are great. Let me share something with you that is common for almost all the students.100_2669.jpg Even if we call ourselves students, and we come here to study, we also have our social life that is full of joy and happiness. Here is a piece of the part of my diary: “…Monday morning, what a wonderful feeling being a student at the University of Tetova, and mostly for studying journalism as I do,…., I do appreciate all these,… but still I want to be in the downstairs pub, where all my friends are chatting, and having fun, whereas I am sitting here, in room 10, listening to the professor, but not paying attention. I wonder what my friends are talking about…”22.jpg Is this a disadvantage that sometimes we just forget of why we are here, and take life as it comes? There are many things that are new to us like new students, new friends, new region, new teachers, and new way of living. Despite all of these, how fast we adapt and how much we enjoy it. And the money! It also goes fast, too. Let’s just analyze it. One student sent a letter to his father writing” No money, No funny. Sonny”, while the response was “Too bad, too sad. Dad”.11.jpg Sometimes, we over do our actions, we spent more time caring about fashion, pubs and parties, than the exam of tomorrow. But who cares! One can enter at the same exam more than twice, whereas the party, neither the coffee, nor the chat are repeated. We are able to face everything, and whenever we do this, we get stronger and more prepared for the future. But in what ways prepared? Academically, professionally or “daily”? Hhhhmmm… let us leave it as a rhetorical question because the answer will hurt us. Maybe, who knows… How about you??mail.google.com.jpg …on my way home, I met an old person who asked me about my profession, I told him that I am a student. He was amazed, happy that he was having a conversation with a student. And I thought myself, if we really are the students of the future, or the students who enjoy themselves and care a little about the future… I found myself somewhere in the middle, little study, little funny……

Ushqim Tradicional nga Maqedonia !

Liridona Vejseli

Për shumicën nga ne, ushqimi tradicional zë vend të posaçëm në tryezën e bukës. T’i shijojmë disa nga ato na sjellë kënaqësi. Veçanërisht në Maqedoni për më mëngjes më shijshëm se gjithçka gjatë kohës së dimrit na shijon “Ajvari”. Ushqim ky, që për tu përgatitur nuk i duhen disa sekonda, e as disa minuta , siç mund t’ju shkojë në mend. Këtë ushqim të duhen plot 10 orë që ta përfundosh. Përgatitet gjatë kohës së vjeshtës, në atë kohë ku kultivuesit e domateve dhe specave kanë përfunduar me mbledhjen e tyre . I përbërë kryesit nga speca të kuq zile, domate dhe sipas dëshirës i shtohen edhe speca djegës duke i dhënë Ajvarit një shije të ëmbël. Ushqim ky që ishte tradicional në të gjithë Jugosllvanë pas Luftës së Dytë Botërore, ku jo më pak edhe në ditët e sotme është mjaft popullorë në të gjithë Ballkanin. ajvar1.jpg Mëngjesi shpesh herë shoqërohet edhe me “Gjizë”, e cila prodhohet nga efektet e lëngshme anësore gjatë prodhimit të djathit. Me përbërës të proteinave dhe mineraleve Gjiza çmohet shumë edhe si energji dhënëse. Pasi ta keni shijuar do të ndjeni shijen e një ushqimi të freskët, duke i shtuar edhe pake kripë shija e mirë mbase do të dyfishohet. Shpesh mund ta kombinosh duke e gatuar Gjizën së bashku me speca ose vezë . gjize.JPG “Grosha” ose Fasule e quajtur ndryshe është një gjellë tipike për vendin tonë. Ajo është shumë e thjesht për tu gatuar mirëpo në të njëjtën kohë mund të jetë dhe e komplikuar, pse them kështu është fakti se kjo gjellë përbëhet nga një sasi fasule, uji dhe vaji, të cilat i len që të ziejnë për disa orë të tëra , kjo është Grosha e thjeshtë. Mirëpo jo gjithkush e përgatit në të njëjtën mënyrë të tjerët e “komplikojnë” ca, duke i shtuar kësaj gjelle tradicionale ca aroma moderne. Gjatë zierjes i shtojnë perime të përziera , proshutë , lëng domatesh, spinaq, qepë, hudhra aroma nga më të ndryshmet dhe cmos tjetër , por këtë e përzgjedh shija yte. "Grosha" or Beans Një nga ushqimet tradicionale që ka nam më së shumti është “Flia” ose Merende siç quhet në disa zona t’ndryshme të vendit. Edhe pse pak vështirë përgatitet sepse piqet secila shtresë veç e veç, përsëri kurrë nuk ngurojnë që ky ushqim të mungojë përgjithmonë në tryezën e bukës. Për ta përgatitur të duhen dy enë, ku tek njëra shton ujë dhe miell, ndërsa tek tjetra shton vajin së bashku me 8 vezë dhe kos. Që të piqet secila shtresë veç e veç duhet të përdorësh saçin ( pjesë metali që nxehet në zjarr) dhe më pastaj e shton mbi tepsinë ku ke lyer shtresën , kjo kështu vazhdon gjer sa të mbushet tepsia gati 2 orë të tëra. Vërtetë lodhje do të thoni , por ju premtoj që shijen e saj ne nuk e zëvendësojmë me tjetër. 3.png

Entries feed - Comments feed